Integrimi

Për një vit, dhjetëfish më shumë refugjatë kosovarë

Nëse në muajin e parë të vitit 2014 nga Kosova kanë kërkuar azil në Gjermani 1001 persona, në janarin 2015 ky numër është rritur në 11.383

Gjatë dy muajve të parë të këtij viti në Gjermani  kanë kërkuar azil dyfish më shumë persona se në periudhën e njëjtë të një viti më parë. Siç bën të ditur Ministria Federale e Punëve të Brendshme, në muajt janar dhe shkurt në Gjermani, gjegjësisht në Zyrën Federale për Migracion janë regjistruar 51.938 kërkesa të azilit. Kjo përbën një rritje prej 99.2 për qind.

Në vendin e parë për nga numri i azilkërkuesve është Kosova dhe pas saj vijnë Siria dhe Serbia. Rritje veçanërisht të madhe ka shënuari numri i azilkërkuesve kosovarë. Në raport me janarin e vitit 2014 ky numër është shtuar mbi dhjetëfish (1000%). Kështu, nëse në muajin e parë të vitit 2014 nga Kosova kanë kërkuar azil në Gjermani 1001 persona, në janarin 2015 ky numër është rritur në 11.383.

Gjatë këtyre dy muajve është vendosur për 35.400 kërkesa azili, me ç`rast 40% kanë marrë përgjigje pozitive, gjegjësisht u është njohur statusi i refugjatit, njofton dpa. Por, në mesin e tyre vetëm 456 ose 1.3% kane marrë njohjen e azilit në bazë të kushtetutës gjermane.