Kosova
Gallup: Kosova dhe Zvicra, në mesin e vendeve më të sigurta për të ecur vetëm gjatë natës
Kosova është renditur në mesin e 14 vendeve, ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt duke ecur vetëm në rrugë gjatë natës, sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale, përcjell albinfo.ch.
Në këtë listë, bashkë me Kosovën janë edhe Kuvajti, Singapori, Norvegjia, Arabia Saudite, Taxhikistani, Sllovenia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Salvadori, Mali i Zi, Islanda, Luksemburgu dhe Zvicra, teksa Kosova është e 12-ta në këtë listë.
Kosova renditet edhe tek shtetet me indeksin më të lartë për rend dhe ligj, apo 91 pikë.
Këtij raporti i ka bërë jehonë edhe Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në faqen zyrtare.
“Sipas raportit të fundit të Gallup mbi Sigurinë Globale, Kosova renditet në vendin e 12-të në botë, në mesin e vendeve ku njerëzit ndihen më së shumti të sigurt në vitin 2023”, thuhet në postimin e VV-së.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa