Lajme
Përçarjet dhe konfliktet ishin arsyet pse Mira Murati u largua nga kompania ChatGPT
Në kompaninë OpenAI të ChatGBT po ndodhin përçarje shumë serioze, përcjell albinfo.ch.
Dje është larguar nga kjo kompani edhe vetë simboli i saj, shefja e sektorit të teknologjisë, shqiptarja Mira Murati dhe disa prej udhëheqësve më të lartë të kompanisë.
CEO i kompanisë, Sam Altman, gjendet para marrjes së aksioneve në vlerë prej rreth 10 miliardë dollarë, por mbetet pa disa nga njerëzit më të rëndësishëm që kanë ngritur këtë kompani, si Mira Murati (35). Ajo ishte edhe ushtruese e detyrës së shefit kryesor, pas një përpjekje për largimin e Altman. Por duket se Altman (39 vjeç) e ka fituar këtë betejë, ndërsa Mira Murati ka bërë të ditur se do të themelojë diçka tjetër. Së bashku me Mirën janë larguar edhe një prej projektuesve më të rëndësishëm të Inteligjencës Artificiale, Bob McGrew si dhe studiuesi Barret Zoph.
Më parë janë larguar edhe disa persona të tjerë të rëndësishëm. OpenAI është themeluar në vitin 2015 si një organizatë joqeveritare, ndërsa sot ka një vlerë shumë miliardëshe.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025