Lajme

Franca krijon sekretariat për Inteligjencën Artificiale, synon të bëhet lidere në Evropë

Franca krijoi Sekretariatin e parë për Inteligjencën Artificiale në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Lartë dhe Kërkimit dhe zgjodhi sekretaren e parë femër të këtij departamenti si pjesë e strategjisë së saj për t’u dalluar si një lider botëror në fushën e teknologjive të reja.

Clara Shapa, ish-CEO e startup-it qeveritar “La French Tech”, ka marrë rolin e Sekretares së Shtetit për Inteligjencën Artificiale dhe Digjitalizimin.

Jam e emocionuar që vazhdoj angazhimin tim për veprim publik në këto tema të rëndësishme”, tha Shapa në postimin e saj në LinkedIn.

Pozicioni i saj më parë nuk përfshinte inteligjencën artificiale në emër dhe ndryshimi është në përputhje me qëllimet e presidentit Emmanuel Macron për ta bërë Parisin “qytetin e AI”, shkruan Euronews.

Që kur kompania amerikane OpenAI lançoi ChatGPT 2022, Franca ka promovuar versionet e veta të modeleve gjeneruese të inteligjencës artificiale, si Mistral AI dhe H.

Vendi do të presë gjithashtu Samitin Ndërkombëtar të AI në shkurt, pasi dy edicionet e mëparshme të mbledhjes u mbajtën në Mbretërinë e Bashkuar dhe Korenë e Jugut.

Vitin e kaluar, Franca njoftoi një strategji kombëtare për inteligjencën artificiale, e cila përfshin investimin e deri në 500 milionë euro në krijimin e një grupi AI deri në vitin 2030.