Lajme
Zvicra mbetet “shteti më inovativ në botë”
Zvicra mbetet vendi më inovativ në botë, përpara Suedisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me Kinën që ngjitet në vendin e 11-të, sipas Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO).
Në njoftim, WIPO gjithashtu shprehu keqardhje për ngadalësimin e inovacionit.
Për më shumë se një dekadë, Zvicra është renditur e para në Indeksin Global të Inovacionit, i cili bashkon dhjetëra tregues nga më shumë se 130 vende. Sipas raportit, ajo renditet në top pesëshen në të gjitha fushat, përveç infrastrukturës, ku renditet e shtata, transmeton albinfo.ch.
Ashtu si një vit më parë, ajo kryeson rrugën për sa i përket aksesit në teknologjitë e reja dhe prodhimit të njohurive dhe teknologjive.
Ajo nuk është më në krye për mjedisin politik për biznesin, ku vjen pas Singaporit për herë të parë, apo për patentat, shkruan swissinfo.
Më gjerësisht, WIPO shpreh keqardhjen për një rënie prej 40% në investimet e kapitalit të sipërmarrjes vitin e kaluar dhe një ngadalësim të shpenzimeve kërkimore në vende të ndryshme.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë