Shqipëria

Shqipëri, 3.1 vizitorë vetëm gjatë muajit gusht

3 milionë e 106 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj kanë hyrë në territorin shqiptar vetëm gjatë muajit gusht.

Sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Instituti i statistikave, ky tregues ka pësuar një rritje me 9,1%, krahasuar me gushtin e viti 2023.

Numri i shtetasve të huaj që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në kulmin e sezonit veror ka pësuar një rritje me 7.2%, krahasuar me një vit më parë. Konkretisht gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 2 milionë e 167 mijë e 665 shtetas të huaj, 96% e të cilëve nga Evropa, transmeton tch, përcjell Albinfo.ch.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime.  Rritje të ndjeshme në muajin gusht kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 49,4 %.

Ajo që ra në sy gjatë këtij sezoni veror ka qenë edhe rritja e netqëndrimeve të të huajve në Shqipëri, ndërkohë që sa u përket pritshmërive për vjeshtën, prenotimet e deritanishme flasin për shifra pozitive./Albinfo.ch