Lajme
Gjermani: Udhëheqësit e Partisë së Gjelbër japin dorëheqjen pas dështimit në zgjedhjet shtetërore
Bashkëdrejtuesit e Partisë së Gjelbër gjermane, Ricarda Lang dhe Omid Nouripour, njoftuan sot se i gjithë ekzekutivi i partisë do të japë dorëheqjen në nëntor – pas rezultateve të dobëta në zgjedhjet rajonale.
“Ne kemi nevojë për një fillim të ri”, tha Nouripour në një konferencë për shtyp në Berlin. Një komitet i ri ekzekutiv do të zgjidhet në konferencën e partisë kombëtare të të Gjelbërve në mes të nëntorit.
Në nivel kombëtar, të Gjelbërit janë aktualisht partia e dytë më e madhe në qeverinë e koalicionit tripartiak të kancelarit Olaf Scholz, e cila është përfshirë nga mosmarreveshje të brendshme të ashpra, duke shënuar një rënie në sondazhet e opinionit.
Ndër zhgënjimet më të fundit dhe të hidhura për të Gjelbrit ishin zgjedhjet e së dielës në shtetin gjerman lindor të Brandenburgut, kur partia humbi të gjitha vendet e saj në parlamentin e shtetit – pasi nuk arriti pragun prej 5% të nevojshëm për të marrë vendet në zgjedhjet gjermane.
“Duhen fytyra të reja për ta nxjerrë partinë nga kjo krizë. Tani është koha për të marrë përgjegjësinë dhe ne po e marrim këtë përgjegjësi, duke bërë të mundur një fillim të ri”, tha Lang.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur