Kosova

Policët nderojnë Afrim Bunjakun nga Banjska

Në vendin ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku një vit më parë bga sulmi terrorist në Banjskë, pjesëtarët e policisë e kanë përkujtuar atë.

“Kemi arritur në mënyrën më të mirë të mundshme t’i zmbrapsim terroristët dhe të dalim. Kemi arritur t’i bëjmë të gjitha lëvizjet tona që Afrimi të mos mbetet këtu dhe ashtu ia kemi dalë. Normalisht është plagosur edhe Albani gjatë ofensivës, mirëpo ata (serbët) s’kanë arritur asnjëherë t’i zbatojnë e kontrollojnë planet e tyre”, ka deklaruar Mirsad Kryeziu, polic që ishte prezent në momentin kur u sulmua policia nga grupi terrorist në Banjskë.

Edhe polici i plagosur më 24 shtator të vitit 2023, Alban Rashiti ishte prezent në Banjskë.

Për të është ndjenjë krenarie që nderohet Afrim Bunjaku.