Kosova
BE-ja kërkon të dënohen përgjegjësit e sulmit në Banjskë
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian [BE], Peter Stano, ka thënë se BE-ja përsërit thirrjen që të ndiqen përgjegjësit e sulmit në Banjskë dhe se është e përkushtuar për drejtësi, përcjell albinfo.ch.
Në përvjetorin e parë të sulmit në Banjskë, Stano ka shkruar në rrjetin social X se duhet të vijojnë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Një vit pas sulmit në Banjskë BE-ja përsërit thirrjen për ndjekje të shpejtë të përgjegjësve dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për të ruajtur sigurinë dhe avancimin e normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Stano.
Ai ka shpërndarë reagimin e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, ku e kishte dënuar sulmin në Banjskë.
“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e shëmtuar nga një bandë e armatosur kundër policëve të Kosovës në Banjskë, në veri të Kosovës, ku mbeti një polic i vdekur e dy të tjerë të plagosur”, kishte shkruar Borrell në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian.
Ai pati bërë thirrje që të zbardhet sulmi i 24 shtatorit, duke ftuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland Për të konkurruar me vendpushimet malore më të mëdha dhe më të bukura si Davos dhe...
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër