Lajme
Gzim Rama zgjidhet në ekzekutivin e Komunës Moudon
“Më 22 shtator jam votuar si drejtor në qeverinë lokale në ekzekutivin e Komunës Moudon", thotë ai për albinfo.ch
Të dielën, më 22 shtator 2024, në gjithë Zvicrën ishte ditë e votimeve për referendume të ndryshme në nivel vendi, kantonesh e komunash por edhe për zgjedhje të asambleve ose ekzekutivit, në disa komuna.
Në komunën Moudon të Kantonit Vaud, në rend dite ishte zgjedhja e një anëtari të ekzekutivit komunal, pas tërheqjes nga drejtoria përkatëse e një politikaneje. Për vendin vakant ka kandiduar politikani i ri me rrënjë shqiptare, Gzim Rama, i cili para kësaj ishte kryetar i Asamblesë (kuvendit) të komunës.
“Po, të dielën jam votuar si Drejtor i Ambientit dhe infrastrukturës rrugore, në ekzekutivin e Komunës Moudon.
Pas dorëheqjes së drejtoreshës së deritashme, komuna kishte shpallur zgjedhje. Data 12 gusht, ora 12h00 ishe afati i fundit për të konkurruar si kandidat. Unë kandidova së pari në mes të partisë sime, Partia Socialiste, ku dhe pata një mbështetje shumë të rëndësishme, për kandidaturën e 22 shtatorit. Kurse të dielën, më 22 shtator, u zgjodha në këtë post”, thotë Rama për Albinfo.ch. Ai me këtë rast ka falënderuar të gjithë banorët e Moudon-it që e kanë votuar.
Ndryshe nga zgjedhjet në legjislativ, në nivelet komunale, ku kanë zënë vend një numër i konsiderueshëm i politikanëve shqiptarë, në pozitat e ekzekutivit, numri i tyre është ende shumë i vogël. Gzim Rama, që nga e diela e 22 shtatorit, bën pjesë në mesin e tyre.
Gzim Rama është votuar nga banorët e Moudon-it në raundin e parë dhe duke fituar shumicën absolute nga 55,26%, kurse kundërshtari i tij dhe i partisë në dorëheqje, Entente Moudonnoise : Jean-Jacques Gacond 69 vjeç, kishte siguruar vetëm 39,96% të votave.
Gzim Rama thotë se fushata zgjedhore kishte nisur me 12 gusht, dhe mbaroi me 21 shtator. Ai në takime të ndryshme kishte fituar mbështetje edhe nga banorët por edhe nga politikanët kantonal dhe shtetëror, si për shembull : Nuria Gorrite Ministre në kantonin e Vaudit, Jessica Jaccoud, Jean-Tschop, deputetë nacionale, që janë edhe kolegë të Islam Alijaj në Pallatin Federal.
“Për mua ishte edhe fat i mirë, ku veç sa përfundova detyrën time si kryetar i Kuvendit Komunal dhe kisha bërë një punë të mirë dhe me sukses, që më ka ndihmuar për të siguruar vendin në ekzekutivin e komunës të Moudon-it.”, tha Rama
Gzim Rama falënderon edhe familjen e tij për mbështetjen gjatë fushatës dhe dëshiron që ta falënderojë veçmas bashkëshorten dhe vajzën e tij për mbështetjen e tyre edhe për të ardhmen dhe punën e re që do të filloj me 8 tetor 2024.
Gzim Rama e pret angazhimin e ri me pa durim dhe me shumë dëshirë, dhe shton që edhe pse tash është në ekzekutiv të kësaj komune, ai do të vazhdojë punën si komercialist në Commerce de fer fribourgeois SA.
I lindur më 18.05.1988, në komunën e Medvegjës (Kosovë lindore), Gzim Rama është i martuar dhe ka një vajzë 10 vjeçe. Ka migruar në Zvicër në moshën 10-vjeçare gjatë luftës në Kosovë.
Gzim Rama është 36 vjeç me profesion komercialist dhe ka të mbaruar shkollën e tregtisë dhe ka përfunduar disa specializime, po ashtu është edhe mësimdhënës për nxënësit për provimet praktike rreth diplomimit dhe u jep mësim studentëve në shkollat profesionale.
Flet 3 gjuhë: shqip, frëngjisht dhe ka studiuar gjermanishten.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve