Futboll
Futbollisti shqiptar mund të transferohet te Barcelona
Barcelona duket se do t’i duhet të nisë punën për të gjetur një portier, pas dëmtimit të rëndë që mori Marc-Andre ter Stegen në ndeshjen e fundit në kampionat. Siç bëjnë me dije mediat, katalanasit kanë nisur menjëherë nga puna, ku emrat që përfliten janë Keylor Navas dhe Loris Karius, të dy pa skuadër.
Por media e njohur katalanase, “Mundo Deportivo”, i ka sugjeruar Barcelonës edhe portierin e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. 35-vjeçari kuqezi është pa skuadër që nga fundi i sezonit të kaluar dhe ende asnjë klub nuk ka arritur ta bindë, teksa prestigjiozja katalanase e sheh atë si një opsion të mundshëm për ekipin e Hansi Flick.
“Një karrierë e gjatë në Serie A dhe e padiskutueshme prej vitesh në kombëtaren shqiptare. Skuadra e tij e fundit ishte Empoli”, shkruan në përshkrimin e Berishës “Mundo Deportivo”.
Gjithashtu në sondazhin e hapur nga portali, gardiani kuqezi deri tani ka marrë 192 vota, duke u renditur në vendin e 8-të nga 10 portierët e sugjeruar, teksa vendi i parë mbahet nga Keylor Navas.
E-Diaspora
-
Gzim Rama zgjidhet në ekzekutivin e Komunës Moudon “Më 22 shtator jam votuar si drejtor në qeverinë lokale në ekzekutivin e Komunës Moudon", thotë...
-
Genta Gola, këshilltare për Evropën në International IDEA me bazë në Stokholm
-
Shqiptarja ‘pushton’ skenën, lë pa fjalë jurinë e ‘X Factor’ në Itali
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
-
Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës në Venecia
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane bën arrestime pas kapsulës vetëvrasëse të përdorur nga një amerikane Policia zvicerane njoftoi të martën se disa persona u morën në paraburgim pasi lënda e diskutueshme...
-
Ministri i Shëndetësisë: ‘Kapsula e vdekjes’ Sarco është e paligjshme në Zvicër
-
Zvicra vazhdon të pezullojë fluturimet për dhe nga Tel-Avivi
-
Zvicër: Deputetët lehtësojnë rregullat për ndërtimin e shtëpive të reja
-
Kantonet nuk janë të kënaqura me planin e qeverisë federale për uljen e kostove