Lajme
Shteti që po përdor Inteligjencën Artificiale për të trajnuar të burgosurit
Përgjatë dy viteve të fundit të burgosurit në Finlandë kanë marrë pjesë në trajnimin për Inteligjencën Artificiale për etiketimin dhe klasifikimi i të dhënave, si pjesë e një programi rehabilitimi. Në vend të detyrave tradicionale të burgut si qepja, pastrimi dhe larja e rrobave, të burgosurve në tre burgje të mbyllura në Finlandë u është ofruar mundësia të provojnë këtë lloj pune digjitale.
Nisma, e cila është në partneritet me startup-in e të dhënave të tregut, Metroc, synon të reduktojë recidivizmin duke i pajisur të burgosurit me aftësi moderne, transmeton A2 përcjell albinfo.ch.
“Ndërsa softueri ynë përpiqet të interpretojë materialin e tekstit dhe detaje të ndryshme rreth produkteve të ndërtimit, ne duhet të mësojmë modelet e gjuhës [IA] për të kuptuar gjuhën finlandeze dhe për të kuptuar kontekstin e ndërtimit, pyetjet dhe temat e ndërtimit,” thotë Jussi Virnala, Themeluesi i Metroc.
Sistemet e IA kanë nevojë për kontribut njerëzor kur zhvillohen, veçanërisht kur kanë të bëjnë me gjuhë si finlandishtja, e cila flitet nga vetëm pesë milionë njerëz në mbarë botën. Kjo krijon sfida në një ekonomi me paga të larta si Finlanda, ku punësimi i folësve vendas mund të jetë i kushtueshëm.
Metroc përgatit materiale trajnimi të cilat përfshijnë një kurs bazë rreth historisë dhe terminologjisë së ndërtimit, si dhe IA. Pjesëmarrësit pajisen me laptopë të veçantë dhe u drejtohen pyetje të thjeshta si “a është teksti në lidhje me dhënien e një leje ndërtimi?”
Studiuesit që monitorojnë projektin thonë se rregulloret strikte në burgjet finlandeze sigurojnë kushte më të sigurta pune, sesa punë të ngjashme jashtë sistemit
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha