Lajme

Shqipëria e Austria me projekte të përbashkëta në fushën e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë Ulsi Manja priti në një takim prezantues dhe pune ambasadoren e re të Austrisë në Tiranë, Monika Zach.

Në takim u diskutuan projektet e përbashkëta në fushën e drejtësisë dhe mbështetjen që Austria i ofron reformave në Shqipëri.

Manja theksoi se do të vijojnë përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin.

“Me ambasadoren Zach, do të vijojnë përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin dhe për të ndërtuar një sistem drejtësie më eficient dhe të barabartë për të gjithë qytetarët”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.