Lajme
Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës në Venecia
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me përfaqësues të shoqatave të diasporës në Venecia të Italisë, më 22.09.2024.
Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se gjatë bashkëbisedimit, “u diskutua mbi të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës, progresin që ka njohur vendi në tri vitet e fundit dhe perspektiva për avancim të mëtejmë të zhvillimit ekonomik dhe investimeve por edhe të mirëqenies sociale”.
Po ashtu u tha se u fol edhe për mërgatën si urë ekonomike dhe kulturore ndërmjet shtetit të Kosovës e kombit shqiptar me Italinë dhe popullin italian.
Kurti ka potencuar se si Qeveri janë përkujdesur që zhvillimi ekonomik të shpërndahet tek të gjithë qytetarët pa dallim, përmes masave të ndryshme ekonomike të ndërmarra, për të ndihmuar nënat, studentët e familjet, por edhe tejkalimin e krizave globale me të cilat është përballur Kosova, transmeton albinfo.ch.
Kryeministri po ashtu falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për takimin dhe bashkëbisedimin e ngrohtë. Në këtë takim, Kurti shoqërohej nga Ambasadorja e Kosovës në Itali, Nita Shala dhe Konsulli i Përgjithshëm në Milano, Diamant Kastrati.
E-Diaspora
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore Një ditë e veçantë ku prindër, mësues dhe nxënës të shkollave shqipe mbajtën së bashku turneun...
-
Shkolla “Zidane” nga Prishtina shkëlqen në Bazel
-
15 Vjet Biblioteka “Pestalozzi”, Diaspora e Zvicrës bashkë në një mbrëmje kulturore
-
Fëmijët e shkollave shqipe në Nju Jork presin Vjosa Osmanin
-
Gjermani: Humb jetën 25-vjeçari nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore Një ditë e veçantë ku prindër, mësues dhe nxënës të shkollave shqipe mbajtën së bashku turneun...
-
Gjykata Federale dëbon shqiptarin: Ka vjedhur paketat e postës ku punonte
-
Nevojiten “hapa më të vegjël” në reformën pensionale, thotë ministrja zvicerane
-
EasyJet do të nisë fluturime direkte nga Gjeneva në Tbilisi
-
Qindra shkencëtarë rusë të dëbuar nga CERN-i