Lajme

Qindra shkencëtarë rusë të dëbuar nga CERN-i

Këshilli Evropian për Kërkimet Bërthamore (CERN) me bazë në Gjenevë po i jep fund bashkëpunimit me Rusinë nga 1 dhjetori.

Kjo do të thotë se rreth 500 shkencëtarë rusë që punojnë për organizatën do të duhet të largohen nga Zvicra deri në fund të nëntorit, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në vitin 2022, CERN vendosi të ndërpresë lidhjet me Moskën në fund të vitit të kaluar për shkak të vdekjeve që rezultuan nga “përdorimi i paligjshëm i forcës” i vendit në konfliktin e vazhdueshëm.