Lajme
Nevojiten “hapa më të vegjël” në reformën pensionale, thotë ministrja zvicerane
Për qeverinë federale, gjendja e njerëzve me të ardhura të ulëta është parësore. Shumë gra do të vazhdojnë të marrin vetëm një pension të vogël ose aspak nga skema e pensioneve profesionale
Ministrja e Brendshme e Zvicrws, Elisabeth Baume-Schneider, nuk dëshiron të qëndrojë me status quo-në pas “Jo”-së të fortë ndaj reformës së fondit të pensioneve të dielën. Sigurimi i pensioneve profesionale duhet të përshtatet me hapa të vegjël, tha ajo.
“Tani duhet të vendosim prioritete”, tha Baume-Schneider për mediat në Bernë në mbrëmjen e votimit të së dielës. Hapat më të vegjël të reformës janë më pak komplekse, më transparente dhe mund të bindin shumicën. “Ne mund të shohim se reformat e mëdha nuk janë të suksesshme”, shkruan Swissinfo, transmeton albinfo.ch.
Për qeverinë federale, gjendja e njerëzve me të ardhura të ulëta është parësore. Shumë gra do të vazhdojnë të marrin vetëm një pension të vogël ose aspak nga skema e pensioneve profesionale. Ulja e pragut të hyrjes dhe përshtatja e zbritjes së koordinimit të planifikuar si pjesë e reformës së pensioneve profesionale janë hequr. Këto çështje duhet të zgjidhen shpejt.
Sfidat mbeten
Baume-Schneider renditi arsye të ndryshme të mundshme për votën e madhe “Jo”. Masa të ndryshme ishin lidhur së bashku dhe përkrahësit nuk ishin të bashkuar në mbështetjen e tyre për reformën. Në fund të fundit, kishte një pasiguri të madhe se çfarë pasojash do të kishte reforma për secilin individ.
Megjithatë, të mos bësh asgjë nuk ishte një opsion për qeverinë federale. “Sfidat në shtyllën e dytë mbeten,” tha ajo. Në veçanti, norma e konvertimit është problem për shumë fonde pensionale. Megjithatë, popullsia kërkon më shumë transparencë për efektet e reformave.
Baume-Schneider njoftoi se ajo do t’u bënte thirrje lojtarëve kryesorë të marrin përgjegjësitë për të çuar përpara reformën.
“Ne duhet ta përshtatim sistemin me rrethanat e reja”, thotë ajo.
E-Diaspora
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore Një ditë e veçantë ku prindër, mësues dhe nxënës të shkollave shqipe mbajtën së bashku turneun...
-
Kurti takon përfaqësuesit e shoqatave të diasporës në Venecia
-
Shkolla “Zidane” nga Prishtina shkëlqen në Bazel
-
15 Vjet Biblioteka “Pestalozzi”, Diaspora e Zvicrës bashkë në një mbrëmje kulturore
-
Fëmijët e shkollave shqipe në Nju Jork presin Vjosa Osmanin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shumica e ndërtesave nxehen ende nga lëndët djegëse fosile Më shumë se gjysma e ndërtesave të banimit në Zvicër ende ngrohen me lëndë djegëse fosile,...
-
Turneu në futboll i shkollave shqipe të Zvicrës kthehet në festë madhështore
-
Gjykata Federale dëbon shqiptarin: Ka vjedhur paketat e postës ku punonte
-
EasyJet do të nisë fluturime direkte nga Gjeneva në Tbilisi
-
Qindra shkencëtarë rusë të dëbuar nga CERN-i