Lajme
Zviceranët i thonë qartë jo reformës së BVG dhe nismës së biodiversitetit
Nisma për reformën e pensioneve profesionale dhe ajo ebiodiversitetit, kanë pësuar refuzim të qartë nga votuesit, me 67.1% respektivisht 63% vota kundër
22 shtatori ishte ditë e votimit të iniciativave popullore, në Zvicër. Për dy iniciativa është votuar në nivelin nacional ndüersa dhjetëra të tjera kanë qenë në rend dite në kantone dhe komuna.
Dy iniciativat e nivelit nacional, ajo për reformën e pensioneve profesionale dhe tjetra, iniciativa e biodiversitetit, kanë pësuar refuzim të qartë nga votuesit, me 67.1% respektivisht 63% vota kundër, transmeton albinfo.ch.
Fillimisht për reformën e psnsioneve: Elektorati zviceran ka refuzuar reformën e pensioneve profesionale. Sipas rezultatit përfundimtar, 67.1 për qind i kanë thënë jo asaj. Po ashtu të gjitha kantonet kanë refuzuar këtë nismë. Pjesëmarrja në votime ishte rreth 45 për qind.
Reforma e BVG synonte të stabilizonte financiarisht shtyllën e dytë të sigurimit të pensioneve, në sfondin e rritjes së numrit të pensionistëve, rritjes së jetëgjatësisë së popullatës dhe rënies së të ardhurave. Atore e iniciativës ishte Partia Liberale (FDP) dhe organizata të tjera nga e djathta.
Sipas iniciativës, ndër të tjera, norma minimale e konvertimit për llogaritjen e pensioneve në pjesën e detyrueshme të sigurimit do të kishte rënë nga 6.8% në 6%. Kjo nuk do të ndodhë tani. Rrjedhimisht, as pikat e tjera nuk do të zbatohen.
Pasi ju tha jo reformës së BVG-së, bashkë-presidentja e PS-së Mattea Meyer shprehet e kënaqur që “popullsia është edhe një herë e qartë kundër uljes së pensioneve”.
Edhe Gabriela Medici, eksperte pensionesh në Federatën Zvicerane të Sindikatave thhotë se elektorati ka dërguar një “sinjal tepër të qartë”: “Jo uljes së pensioneve, jo rritjes së kontributeve antisociale”.
Kjo hap rrugën për “norma më të larta interesi, pensione më të mira, rregullime të kostos së jetesës dhe zgjidhje reale për hendekun e pensioneve për nënat dhe prindërit”, tha Medici, e cil konsiderohet fytyra e fushatës kundër reformës BVG.
Nga ana tjetër, deputetja nacionale e FDP së së Cyrihut, Regine Sauter, është e zhgënjyer me rezultatin.
Një kompromis është punuar për shumë vite nga të gjitha palët në mënyrë që të rinovohet në mënyrë të qëndrueshme shtylla e dytë. “Është një mundësi e humbur,” thotë Sauter. “Ne donim të modernizonim sigurimin e pensioneve profesionale.” Ajo akuzon opozitën e majtë se kërkon rishpërndarje. “Jam e mërzitur nga fushata pa fakte nga e majta”.
Ndërsa humbja pothuaj po kaq e thellë e nismës së biodiversitetit, me 63%, ka goditur bartësit e saj, Partinë e Gjelbër dhe aleatët e saj. Kështu, të Gjelbrit e shohin fajtorin shoqatën e fermerëve
Kryetarja e grupit parlamentar dhe deputetja nacionale e të Gjelbërve, Aline Trede, shprehet se i vjen keq që komiteti nismëtar i biodiversitetit nuk ishte në gjendje të bindte bujqësinë për të votuar nismën
Ajo sheh një arsye të humbjes, në fushatën e shoqatës së fermerëve, përcjell albinfo.ch. Kjo ka shkaktuar frikë te shumë fermerë, thotë Trede.
Ata që kundërshtojnë nismën e biodiversitetit mirëpresin rezultatin.
Këshilltari Kombëtar i Qendrës dhe Presidenti i Shoqatës së Fermerëve, Markus Ritter, thekson se ata duan patjetër një politikë të qëndrueshme, në të cilën edhe biodiversiteti të luajë një rol. Por duhet pasur parasysh edhe prodhimi i ushqimit.
Nisma e biodiversitetit kërkonte ruajtjen e biodiversitetit dhe jetesën tonë. Për të ruajtur biodiversitetin e Zvicrës, ka nevojë të madhe për veprim, veçanërisht në aspektin e zonës, cilësisë dhe lidhjes së habitateve…
E-Diaspora
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake Edona Bilali është deputete e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ku përfaqëson Qarkun e Shkodrës, që...
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
Jeta në Zvicër
-
Cilat janë kooperativat zvicerane të strehimit dhe a mund t’i aksesoni ato? Disa pjesë të Zvicrës kanë kooperativa banimi që ofrojnë qira më të përballueshme...
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër