Lajme

Mijëra të zhvendosur nga përmbytjet në Evropë

Mijëra shtëpi janë shkatërruar nga përmbytjet në qarkun rumun të Galatit, duke bërë që mijëra qytetarë të zhvendosen.

Bëhet e ditur se qytetet, rrugët dhe urat në Rumani janë shkatërruar nga moti ekstrem.

Ndërkohë që uji është tërhequr, shtëpitë plot baltë kanë mbetur pas, shkruan euronews.

Edhe në Emilia-Romagna të Italisë, mëngjesi i ka gjetur qytetarët duke pastruar shtëpitë e prekura nga moti i rëndë i cili la përmbytje të konsiderueshme.

Edhe pse shkalla e dëmit është ende duke u vlerësuar, qeveria e Giorgia Melonit ka miratuar një akordim fillestar prej 20 milionë eurosh ndihmë.

Përmbytjet pritej të arrinin kulmin në Hungari pasi lumi Danub arriti nivelin më të lartë dhe kërcënoi të shpërthejë brigjet.

Në përgatitje për një valë të re përmbytjesh, pikat kyçe të infrastrukturës si hyrjet e metrosë u forcuan me thasë rëre.