Kosova
Shqipëria, 14 milionë turistë
Shqipëria po përjeton ditët më të mira të turizmit me fokus tek deti dhe rëra, përcjell albinfo.ch.
Ky vit parashikohet të mbyllet me gati 14 milionë turistë që vizitojnë vendin tonë.
Por një shprehje thotë: ‘Është e vështirë ta arrish një gjë, por akoma më e vështirë për ta mbajtur atë’. Çfarë duhet bërë që ky ‘boom’ turistik të ketë vazhdimësi.
“Me çdo kusht ne duhet të dimë të jemi të veçantë në ofertën tonë. Duhet të konkurrojmë me atë të cilën e kemi speciale, autentike. Ne nuk i konkurrojmë dot shtetet e tjera, konkurrentët tanë të fuqishëm si Greqia, Italia e Jugut, Mali I Zi, Kroacia etj, me oferta klasike.
Ne duhet të promovojmë dhe të japim oferta bazuar mbi vlerat tona të veçanta, ku turizmi i brendshëm mendoj se duhet të jetë kryesori. Me këtë I referohem gatimeve, zonave të paprekura që sot nuk I kanë konkurrentët tanë, pra Shqipëria e brendshme si të thuash, dhe njëkohësisht edhe Shqipëria bregdetare që natyrisht është shtyllë.
Ato teoritë për të zhdukur plazhet publike duhet të bjenë poshtë, pasi nuk bëhet në asnjë nga këto vendet e tjera. Ne duhet të marrim masa drastike për përpunimin e ujërave të zeza, mosderdhjen e tyre në lumenj, liqene dhe dete, të menaxhojmë mbetjet e ngurta, dhe të vazhdojmë me investimet në rrjetin tonë rrugor të brendshëm“-shprehet Gjergj Buxhuku, Administrator i Konfindustria-s.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën 25-vjeçari nga Kosova Bëhet e ditur se 25 vjeçari me inicialet T.M. ka ndërruar jetë në Gjermani, përcjell albinfo.ch....
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
Jeta në Zvicër
-
Më pak shtëpi të lira në Zvicër Kantonet Zug (0,39%), Obwalden (0,44%) dhe Gjenevë (0,46%) kishin normat më të ulëta të vendeve të...
-
Vendos gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA