Kosova
Konfiskohen tetë iPhone 16 në aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës ka konfiskuar të premtën tetë iPhone 16 në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, përcjell albinfo.ch.
Dogana njofton se ka parandaluar rastin e kontrabandimit me telefonat e rinj, dhe se ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse.
“Mbrëmë oficerët doganorë në aeroport, në kuadër të zbatimit të planit operativ për luftimin e kontrabandës, kanë realizuar me sukses disa operacione të rëndësishme. Në dy raste të veçanta janë parandaluar përpjekjet për kontrabandimin e tetë (telefonave të rinj **iPhone 16**, të sapodalë në treg për shitje. Të gjitha pajisjet janë konfiskuar. Ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse në përputhje me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftim.
Tutje, Dogana e Kosovës thekson se do të vazhdojë përkushtimin në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm.
E-Diaspora
-
Gjermani: Humb jetën 25-vjeçari nga Kosova Bëhet e ditur se 25 vjeçari me inicialet T.M. ka ndërruar jetë në Gjermani, përcjell albinfo.ch....
-
Ambasadori i Kosovës, Mentor Latifi, viziton kompaninë smzh AG
-
Shaqiri, “kryefjalë” e numrit më të ri të revistës albinfo.ch
-
Dy shqiptarë dënohen me burg dhe me “dëbim të menjëhershëm” nga Zvicra
-
Zvicër
Ema Hoti, finaliste në “Miss Universe Switzerland”
Jeta në Zvicër
-
Më pak shtëpi të lira në Zvicër Kantonet Zug (0,39%), Obwalden (0,44%) dhe Gjenevë (0,46%) kishin normat më të ulëta të vendeve të...
-
Vendos gjykata, Google nuk duhet të heqë përmbajtjen kritike ndaj FIFA-s
-
Gjeneva do të presë takimin e OKB-së për Palestinën
-
Shtyhet për një vit periudha e nisjes për përfituesit e statusit S
-
Fitime për bursën zvicerane nga ulja e normave të interesit në SHBA