Lajme
Jahjaga sot në Winterthur, takim me ndërmarrësit e diasporës
Në konferencë marrin pjesë edhe Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Valon Murati, ministër i Diasporës
Sot, më 17 mars mbahet në Winterthur konferenca me temën “Mbështetja Institucionale për Ndërmarrësit e Diasporës”. Në këtë konferencë, bashkorganizatore e të cilës është albinfo.ch, do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Krahas saj, pjesë e konferencës janë edhe dy ministra në Qeverinë e Kosovës: Hykmete Bajrami, ministre e Tregtisë dhe Industrisë dhe Valon Murati, ministër i Diasporës.
Qëllimi i konferencës është njoftimi i diasporës me programet mbështetëse dhe ndihmën konkrete që institucionet kosovare, donatorët e jashtëm dhe institucionet tjera ekonomike ndërkombëtare e vendore ofrojnë për afaristët e diasporës, të cilët duan të marrin pjesë aktive në sektorin privat në Kosovë.
Të gjithë njerëzit afaristë shqiptarë dhe miqtë e tyre zviceranë do të mund të këmbejnë përvojat e tyre dhe të marrin nga institucionet kosovare informata të dorës së parë lidhur me mundësitë e investimit në Kosovë.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026