Futboll

Xhaka: Fishkëllimat e tifozëve të Arsenalit më bënë më të fortë

Mesfushori i Bayer Leverkusenit është shprehur se ato fishkëllima të tifozëve të Arsenalit e kanë bërë shumë më të fortë, përcjell albinfo.ch.

Në ndeshjen ndaj Crystal Palace, raporti i Xhakës me tifozët e Arsenalit kishte prekur pikën më të ulët.

Më pas raportet ishin rregulluar, por Xhaka flet herë pas here për atë periudhë të vështirë.

“Isha mjaftueshëm me fat të fishkëllehesha në vitin 2019. Si kapiten i Arsenalit. Para 60 mijë shikuesve”, ka thënë Xhaka në një seri dokumentarësh për Leverkusenin.

Kur po fishkëllehej, Xhaka kishte mbajtur veshët si sinjal që fishkëllimat nuk ishin mjaftueshëm të zhurmshme.

“Them me fat, pasi më bënë brutalisht të fortë. Jam falënderuar që e kalova atë periudhë. Ishte ditë e zezë për familjen time, gruan, prindërit. Mendoj se ishte më vështirë për ta, se për mua”, ka vazhduar Xhaka.

Ai kishte kërkuar të largohej nga Arsenali, por trajneri Mikel Arteta e bindi të qëndrojë.

Vjet u largua nga Arsenali dhe u transferua te Leverkuseni. Doli të jetë lëvizje më shumë se e qëlluar.