Të tjera
E ngriti flamurin kombëtar shqiptar, Serbia e dënon Ragmi Mustafin
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, tha se është dënuar nga Serbia pasi ka ngritur flamurin kombëtar shqiptar.
“Sot, për herë të pestë, pas më shumë se dy vjetësh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u dënova për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar”, tha ai.
Mustafi ka shkruar se kjo është përndjekje nga Serbia ndaj simbolit kombëtar shqiptar.
“Ky është një absurd dhe përndjekje e hapur ndaj simbolit tonë kombëtar, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për përndjekje politike, me qëllim frikësimin dhe censurimin e atyre që shprehin hapur identitetin e tyre kombëtar. Ky akt është presion kundër të ndryshmes dhe intolerancës ndaj të tjerëve, një qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai.
“Nuk është vetëm tek flamuri, por liria jonë e shprehjes, e drejta për të ekzistuar dhe për t’u identifikuar si shqiptarë. Fakti që një veprim simbolik si ky trajtohet ende me ndjekje kundërvajtjeje tregon se sa larg ka shkuar kjo fushatë ndaj të drejtave tona. Kjo ‘baltosje’ e vazhdueshme, është si përpjekje për të dobësuar kauzën tonë për identitet dhe dinjitet. Lufta jonë për të drejtat tona vazhdon, pa marrë parasysh pengesat apo presionet që na bëhen”, shkroi ai.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj










