Lajme
Në Offenbach, hapet shkolla e dytë për mësim plotësues në gjuhën shqipe
Krahas shkollës ekzistuese Albert Schweizer Schule, e cila suksesshëm vazhdon punën e saj, në qytetin Offenbach u hap shkolla e dytë shqipe, pra në Mathildeschule, transmeton albinfo.ch.
Në ceremoninë e hapjes, të organizuar nga Këshilli i prindërve, së bashku me mësuesen znj. Rejhane Dubova, ishte i pranishëm Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili shprehu përkrahjen institucionale për shkollën shqipe.
Drejtoresha e shkollës, znj. Saliha Dahab, e pranishme në këtë ceremoni, u shpreh e lumtur që kjo shkollë do t’u mundësojë fëmijëve shqiptarë mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Njoftohen prindërit shqiptarë që gravitojnë në Offenbach dhe rrethinë, që tashmë krahas shkollës Albert Schweizer Schule, në varësi të distancës gjeografike, do të kenë mundësi alternative që fëmijët e tyre të vijojnë mësimin plotësues edhe në shkollën Mathildeschule, që gjendet në adresën si në vijim:
Mathildeschule
Mathildenstraße 30,
63065 Offenbach am Main
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor