Lajme
Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin
Koalicioni i djathtë prej katër partish në Hagë ka nisur luftën për një politikë shumë më të rreptë për azilin. Por kërkesa e dorëzuar në Komisionin e BE-së nuk ka shumë shanse për sukses, përcjell albinfo.ch.
Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. “Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit”, shkruan ajo. Sipas Faber, qeveria e djathtë dëshiron “ta reduktojë në mënyrë drastike” hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.
Sipas ministres, kjo është e nevojshme “për të përmbushur detyrat tona kushtetuese, si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”.
“Presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”
Edhe mbreti i Holandës, Willem-Aleksander, shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë “më të shpejtë” dhe “më të rreptë” azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron “presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha Willem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.
Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t’u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në (CEAS) . Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës