Kosova

Të enjten dreka e punës e von der Leyenit me liderët e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, të enjten do të mbajë drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Ftesa i ka shkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mockoski, kryeministrit të Malit të Zi, Milojke Spajiq, kryetares së Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Von der Leyen ftoi liderët ballkanikë për të konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së në kuadër të afrimit të rajonit me bllokun.

Fokusi është në agjendat e reformave që gjashtëshja ballkanike i ka dorëzuar Brukselit.