Kosova

Sveçla nga Gjermania thotë se ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po qëndron në Gjermani për takime në kuadër të Procesit të Berlinit, ka thënë se Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.

Sipas tij, kjo do të ndodhë pas koordinimit me KFOR-in dhe bisedave në Bruksel.

“Ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt. Unë jam i bindur se pas bisedimeve dhe koordinimit me KFOR-in që është prezent aty, por edhe bisedave në Bruksel, shumë shpejt do të kemi një situatë tjetër”, ka thënë Sveçla në një prononcim për Deutsche Welle në gjuhën shqipe.