Gjuha
Hapet shkolla e dytë shqipe në Belgjikë
Shkolla e dytë për mësimin e gjuhës shqipe është hapur në qytetin më të vjetër belg, në Tongeren.
Për kurorëzimin e këtij projekti më se një vit përfaqësuesit e shoqatës “Iliria” ishin angazhuar në bashkëpunim me organizatën federale dhe komunën e qytetit të vetëm romak për provincën lindore të Limburgut.
Myrvete Fekaj, mësuese e gjuhës shqipe, thotë se kishin filluar çdo gjë nga zero mbi baza vullnetare.
„Ka jashtëzakonisht një interesim të madh të prindërve për të sjellë fëmijët që të mësojnë gjuhën shqipe dhe shpresoj se do të na ecë mbarë”.
25 nxënësit e regjistruar tashmë do të mësojnë bukurshkrim falë abetareve të dhuruara nga ambasada e Kosovës, ndërsa Tirana vjen në ndihmë me 3 nivelet e botimeve të reja specifike për fëmijët e emigrantëve: “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare”.
Siç raporton Top-Channel, në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm nënkryetarët e Komunës së Tongeren për arsimin, çështjet ekonomike dhe shoqërore, ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës në Belgjikë, deputeti shqiptar i Brukselit, përfaqësues të shoqatave shqiptare nga qytetet e tjera. Drejtuesit e shkollës së parë shqipe të Brukselit shprehën gatishmëri për të ndarë përvojën e tyre 10-vjeçare.
Mësimi plotësues i gjuhës dhe kulturës shqiptare është vetëm 4 orë në javë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha