Kosova
Bislimi pas takimit në Bruksel: Serbia nuk e ka tërhequr letrën e Bërnabiq-it
Edhe bisedimet e 17 shtatorit në Bruskel kanë përfunduar pa takim trepalësh mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Ndërmjetësi i dialogut, Miroslav Lajcak, u takua ndaras me përfaqësuesin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Sipas kryenegociatorit të Kosovës, nuk pati takim trepalësh, pasi Serbia kërkonte diskutimin për tema që ai i cilësoi si të nevojshme për “konsum politik në Serbi”.
“Ne jemi pajtuar me këtë ftesë, e kemi konfirmuar edhe pjesëmarrjen në takimin trilateral, por si duket Serbia pastaj ka refuzuar të hyjë me atë agjendë dhe ka kërkuar futjen e temave të saj, të cilat janë për konsum politik, çka ne nuk kemi qenë dakord”, tha Bislimi.
Në takim është diskutuar për rrugën përpara në zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizim të marrëdhënieve, që sipas kryenegociatorit të Kosovës, nuk po respektohet nga Serbia.
Ndërkohë që ka shtuar se Serbia nuk e ka tërhequr letrën e dorëzuar në dhjetor të vitit 2023 nga ish-kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, me anë të së cilës shteti i saj hiqte dorë nga zbatimin i marrëveshjes.
“Sot e kuptuam nga zoti Lajçak se letra nuk është tërhequr. Por ajo që ka dashur të thotë ai në Prishtinë është se po punohet me Serbinë që e njëjta të tërhiqet. Por, nuk qëndron. Letra nuk është tërhequr. As nuk ka kërkesë për tërheqje të saj, por po punohet në atë drejtim që e njëjta të tërhiqet”, shtoi tutje.
Tema të diskutimit ishin edhe çështja e personave të zhdukur me dhunë, telekomunikimi, IBM-ja e liria e lëvizjes. U diskutua edhe për çështjen e urës mbi lumin Ibër.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë: Shqiptarja tregon historinë e saj frymëzuese Stilistja e njohur Blerina Kllokoqi-Rugova ka ndarë historinë e saj frymëzuese për vështirësitë që përjetoi gjatë...
-
51 kompani nga Kosova u prezantuan në panairin e gastronomisë shqiptare në Berlin
-
Thyhet xhamia shqiptare në Grenchen: Vidhen para dhe dëmtohet prona
-
Performanca “Boji – In the State of Fire and Miracles”, edhe në gjuhën shqipe
-
Kurti takohet me diasporën shqiptare në Poloni
Jeta në Zvicër
-
Shaqiri nderohet nga Zvicra për karrierën e lavdishme Ceremonia përshëndetëse, Shaqirit i organizohet para ndeshjes të cilën Zvicra do ta zhvilloj në St. Gallen...
-
Ftohen katër shqiptarë te Zvicra U21
-
Yakin thotë se nuk është opsion mosparaqitja e Xhakës në Serbi
-
Norma e inflacionit zviceran bie në nivelin më të ulët të tre vjetëve
-
Çfarë konsiderohet një pagë e mirë në Lozanë për punëtorët ndërkombëtarë?