Lajme

ETH pret një “bum” studentësh të huaj, pavarësisht tarifave më të larta të shkollimit

Nga viti 2025 Instituti Politeknik Federal në Cyrih (ETH), së bashku me shkollën simotër, EPFL, në Lozanë, do të trefishojnë tarifën e shkollimit për studentët ndërkombëtarë, përcjell albinfo.ch.

Rregullorja e re prek aktualisht rreth 6,000 studentë Bachelor dhe Master – rreth 28 për qind e të gjithë studentëve të ETH-së.

Sidoqoftë, shkolla nuk pret që tarifa më të larta t’i pengojnë studentët e rinj të regjistrohen në një universitet prestigjioz.

Sipas menaxhmentit të saj, ETH po gëzon një popullaritet në rritje jashtë vendit, veçanërisht në mesin e studentëve kinezë: pesë vjet më parë, 851 njerëz nga Kina studionin në universitet, por vitin e kaluar ky numër u hodh në 1,362 – një rritje prej 60 për qind – një prirje që është pritet të vazhdojë.