Bota
Rënie e kërkesave për azil në BE
Numri i kërkesave për azil në BE po shënon një rënie të lehtë. Por megjithatë shifrat vazhdojnë të jenë të larta
Numri i azilkërkuesve në BE, si dhe në Norvegji dhe Zvicër, ra pak në gjysmën e parë të vitit. Por kjo shifër vazhdon të jetë më shumë se gjysmë milioni.
Nga janari deri në fund të qershorit, Agjencia e Azilit e Bashkimit Evropian (EUAA) numëroi gjithsej 513,000 aplikime të reja, sikurse njoftoi kjo agjenci me seli në ishullin mesdhetar të Maltës. Krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2023, kjo do të thotë një minus prej 6,000. Statistikat përfshijnë shifrat e azilkërkusve në të gjitha shtetet e BE-së, si dhe Norvegjia dhe Zvicra, të cilat të dyja nuk i përkasin Bashkimit Evropian, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Gjermania kryeson me numrin e kërkesave
Shumica e kërkesave për azil janë në Gjermani: 124,000. Kjo përkon me pothuajse një të katërtën e totalit. Megjithatë, sipas agjencisë së BE-së, autoritetet gjermane kanë marrë rreth 30,000 Kërkesa më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shifrat për Gjermaninë ndryshojnë pak nga informacioni i dhënë nga zyra përgjegjëse federale në Nuremberg. EUAA pret më shumë se një milion aplikime për zonën e mbuluar deri në fund të vitit.
Shumë kërkesa nga Siria dhe Afganistani
Sipas agjencisë EUAA, shumica e azilkërkuesve vinin nga Siria e shkatërruar nga lufta civile: 71,000, një rritje prej shtatë për qind. Më pas vjen Afganistani me 45 mijë azilkërkues, një rënie prej 18 për qind.
Nga Venezuela kërkuan azil 37,000 vetë – pothuajse të gjithë në Spanjë. Këto shifra nuk përfshijnë rreth 4.5 milionë ukrainas që kërkuan strehim në BE dhe morën mbrojtje të përkohshme si rezultat i luftës së agresionit rus.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha