Kosova

I riu shqiptar pranohet si hulumtues shkencor në Imperial College London

Ish-studenti i dalluar i UP-së pranohet si asistent dhe hulumtues shkencor në një nga universitetet më prestigjioze në botë

Studenti i Universitetit të Prishtinës, Lir Hoxhaj, i cili ka studiuar në Fakultetin Ekonomik dhe i cili ka qenë një ndër studentët më të dalluar të UP-së, ka arritur të pranohet në një nga universitetet më prestigjoze në botë, Imperial College London, pas përfundimit të studimeve master në Universitetin e Bristolit, përcjell albinfo.ch.

Lir Hoxhaj, në Linkedin ka treguar se ka arritur me sukses të pranohet si hulumtues shkencor dhe asistent mësimor në Imperial College Bussiness School, që është pjesë e Imperial College në Londër të Britanisë së Madhe.

“Jam i lumtur të ndaj me ju që po filloj një pozicion të ri si Kërkues Shkencor dhe Asistent Mësimor në Shkollën e Biznesit të Kolegjit Imperial!”, ka shkruar Lir Hoxhaj në Linkedin.

Në renditjen nga te World University Rankings, sipas Times Higher Education World University Rankings për 2024, Imperial College London është i treti në Britani të Madhe dhe i teti në botë. /Albinfo.ch