Futboll

Muriç, me notën më të lartë në Premierligë

Portieri i Kosovës, Arijanet Muriç, ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit anglez me Ipswich Town.

Ai ishte fantastik në fundjavë, ku bëri gjashtë pritje për skuadrën e tij dhe morën një barazim të vlefshëm 0:0 në udhëtim te Brighton, transmeton albinfo.ch.

Portieri i Kosovës është lojtari me notën më të lartë në gjithë Premierligën për xhiron e katërt, pasi është vlerësuar nga Sofa Score 9,1 pas ndeshjes.

Muriç ka zënë vend edhe në formacionin më të mirë të javës, ku në të ka edhe emra të mëdhenj.

Në mbrojtje është Matthijs de Ligt, bashkëlojtari i ARos, O’Shea dhe Gabriel i Arsenalit.

Ndërkohë në mesfushë janë Diallo (Man Utd), Lemina (Wolves), Ndidi (Leicester City), McNeil (Everton) dhe Davis (Ipswich Town).

Dyshja e sulmit janë Erling Haalnd dhe Ollie Watkins.