Lajme
Të shtëna me armë zjarri afër Donald Trump, deklarohet zëdhënësi i tij, reagon Shtëpia e Bardhë
Në afërsi të ish-presidentit amerikan, Donald Trump janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi i fushatës së tij, Steven Cheung ka deklaruar se kandidati republikan është i sigurt.
“Presidenti Trump është i sigurt pas të shtënave me armë zjarri në afërsi të tij. Nuk ka detaje të tjera për momentin”, ka deklaruar ai.
Tutje, sipas njoftimit Trump ishte duke luajtur golf në klubin ndërkombëtar të golfit “Trump”, në West Palm Beach.
Pas të shtënave, ai menjëherë është zhvendosur i sigurt nga Shërbimi Sekret, ndërsa sipas raportimeve nga “New York Post”, dy persona kanë shkëmbyer zjarr jashtë fushës së golfit dhe të shtënat me armë nuk kishin në shënjestër Trumpin, transmeton albinfo.ch.
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas ngjarjes duke thënë se është “e lehtësuar kur e di se” Donald Trump është i sigurt pasi u dëgjuan të shtëna pranë fushës së tij të golfit në Florida.
“Presidenti dhe zëvendëspresidentja janë informuar për incidentin e sigurisë në kursin ndërkombëtar të golfit Trump, ku ish-presidenti ishte duke luajtur golf. Ata janë të lehtësuar kur e dinë se ai është i sigurt. Ata do të mbahen të përditësuar rregullisht nga ekipi i tyre”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha