Zhvillim
Ajvari po vjen në Evropë
E përditshmja britanike “Indipendent” në seksionin e vet që mbulon ushqimin ka vlerësuar se në Evropë është duke u futur kultura kulinare e Ballkanit, duke vënë stres të veçantë në ajvarin, mishin dhe përgatitjen e perimeve.
Duke shkruar për librin e kuzhinierit Rick Stein, i cili është duke udhëtuar nëpër botë për të gjetur kuzhina autentike, “Indipendent” shkruan se ai në mesin e recepteve të veta paraqet ushqime prej delikatesave kroate e deri te qengji i pjekur i Shqipërisë.
Në tekst përmendet edhe kuzhinieri Yotam Ottoleghi, i cili preferon taratorin me tranguj si një nga ushqimet prej Ballkanit. Ndërsa supermarketi “Witrose” ka filluar të shesë ajvar.
Në tekst thuhet se Evropa është duke ngrënë ushqime të Ballkanit për një kohë të gjatë, pasi Greqia dhe Turqia janë pjesë e tij, mirëpo aty vlerësohet se tash është duke ardhur një Ballkan tjetër: Bosnja, Shqipëria, Bullgaria, Kroacia dhe Maqedonia.
Philip Evans, një nga kuzhinierët e njohur britanik, e përshkruan këtë kuzhinë si sezonale, e bazuar në produkte lokale. I tërë regjioni funksionon në temat e njëjta të mishit në grill dhe perimeve të freskëta, por secili shtet ka variacionet e veta”, pohon ai.
John Giolenka, një kuzhinier tjetër, preferon ushqimin e Shqipërisë, ku përfshihet bureku dhe pjekja e qengjit, si dhe sarmën, të cilën e quan maqedonase. Giolenka tregon se përmbajtësit kryesorë të ushqimit të Ballkanit janë: vaji i ullirit, oregano, hudhra, speci, frutat dhe perimet e freskëta dhe një dorë e mirë e përzierjes së tyre.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik