Kosova
8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë deri në gusht
Kryeministri Edi Rama ka ndarë statistikat se sa turistë të huaj vizituan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti.
Plot 8.5 milionë vizitorë shijuan Shqipërinë, nga 7.5 që rezultonte një vit më parë.
Të shumtë kanë qenë turistët edhe nga vende të largëta, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Australia apo Azerbajxhani, të cilët zgjodhën të vizitojnë vendin tonë, duke iu ofruar atraksione nga më të ndryshmet.
“8,5 MILIONË vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë nga janari deri në gusht të këtij viti, jo vetëm më të shumtë në numër krahasuar me çdo vit të mëparshëm, por edhe me një larmishmëri vendesh të origjinës, ku patjetër vijojnë të konsolidohen tregjet karakteristike, ama gjithmonë e më të shumtë janë edhe turistët nga vendet e largëta dhe jotipike, si Meksika, Brazili, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Australia, por edhe Azerbajxhani, Kina e Japonia, ku shifrat në rritje përkthehen edhe në një super-promovim për Shqipërinë, ndërsa viti turistik ende vijon me grupe të tëra që shijojnë atraksionet nga veriu në jug, nga alpet deri në sitet e kulturës, kalatë historike e qytetet UNESCO, pa harruar ushqimin fantastik që s’ka të krahasuar dhe mikpritjen shqiptare të hotelierëve që na bën krenarë”, ka shkruar Kryeministri.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Një resort luksoz që do të ndërtohet në Bernese Oberland
-
A do të marrin punonjësit e Cyrihut pagesë shtesë për të punuar të shtunave?
-
Ku në Zvicër janë rritur rastet me grip?
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet?