Bota
Vendet e Evropës Qendrore paralajmërojnë stuhi të ashpra në fundjavë
Ngjarjet kulturore të planifikuara për fundjavë, tashmë janë shtyrë në katër shtetet, për shkak të ciklonit Boris
Shtetet e Evropës Qendrore kanë bërë përgatitje intensive, pasi ka parashikime se rajoni mund të përballet me vërshimet më të ashpra në dekada.
Disa pjesë të Republikës Çeke dhe Polonisë është thënë se mund të regjistrojnë 400 litra shi për metër katror brenda katër ditëve, derisa Austria dhe Sllovakia mund të regjistrojnë deri në 200 litra.
Ngjarjet kulturore të planifikuara për fundjavë tashmë janë shtyrë në katër shtetet, për shkak të ciklonit Boris, raporton Evropa e Lirë, transmeton albinfo.ch.
Polonia pritet të regjistrojë shira të rrëmbyeshëm në jug të shtetit.
Ndërkohë, ministri çek i Ambientit, Petr Hladik, ka thënë se situata në vendin e tij “mund të jetë e ngjashme me atë që kemi përjetuar më 1997 dhe 2002”.
Në vërshimet e vitit 1997 është goditur keq rajoni i Moravisë – ku pritet të regjistrohen shira të rrëmbyeshëm edhe këto ditë – duke marrë jetën e 50 njerëzve dhe duke shkaktuar dëme në vlerë të miliarda dollarëve.
Në vërshimet e vitit 2002 janë goditur pjesë në perëndim të shtetit, duke vrarë 17 njerëz dhe duke shkaktuar dëme edhe më të mëdha sesa më 1997.
Në qytetet e rajonit të Moravisë janë vendosur barriera kundër vërshimeve, dhe janë përgatitur thasë me rërë.
Kanali televiziv austriak ORF ka thënë se reshjet e mëdha mund të ndikojnë që niveli i ujit të lumit Danub të shënojë rritjen më të madhe në pesë apo 10 vjetët e fundit.
Kancelari austriak, Karl Nehammer, ka thënë të mërkurën se ushtria është gati për të angazhuar 1.000 ushtarë përgjatë fundjavës, nëse ka nevojë.
Edhe ushtria sllovake dhe zjarrfikësit janë në gjendje gatishmërie për të reaguar.
Nëse parashikimet për Sllovakinë dalin të vërteta, reshjet e shiut do të jenë edhe më intensive sesa ato të vitit 2013, të cilat, atëbotë, janë konsideruar si diçka që ndodh një herë në 1.000 vjet.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha