Shqipëria
Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-Zvicër për bashkëpunim në financat vendore
Qeveria zvicerane përkushton gati 4.5 milionë euro për asistencë teknike për sistemin e financave publike vendore në Shqipëri
Ministri i Financave i Shqipërisë, Petrit Malaj dhe Ambasadorja e Zvicrës, Ruth Huber, nënshkruan marrëveshjen për mbështetje të mëtejshme teknike në sistemin e financave vendore.
Marrëveshja e re formalizon vazhdimin e mbështetjes zvicerane për përmirësimin e financave publike në nivel vendor.
Qeveria zvicerane përkushton gati 4.5 milionë euro për asistencë teknike për sistemin e financave publike vendore në Shqipëri.
“Marrëveshja synon përmirësimin e planifikimit strategjik dhe menaxhimit të përgjithshëm, me qëllim rritjen e të ardhurave vendore, si dhe ngritjen e sistemeve efikase për auditimin dhe raportimin financiar. Të gjitha këto objektiva janë plotësisht në përputhje me prioritetet e qeverisë për modernizimin e financave publike në nivel vendor, si dhe për rritjen e konsolidimin e autonomisë financiare”, tha ministri i Financave, Petrit Malaj.
Ndërsa Ambasadorja zvicerane, Ruth Huber, theksoi: “Kjo marrëveshje formalizon vazhdimin e punës sonë të përbashkët për rritjen e cilësisë së financave publike. Synimi është përmirësimi i menaxhimit të financave publike, përdorimi e burimeve publike më me efiçencë, dhe përfundimisht, dhënia e shërbimeve më të mira për komunitetet vendore”.
Projekti për financat vendor mbështet 61 bashkitë në rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e financave, të cilat njihen me instrumente dhe metoda më efikase në këtë drejtim. Gjithashtu, projekti punon me Ministrinë e Financave, Departamentin për Financat Vendore dhe drejtori të tjera, për të siguruar një koordinim dhe monitorim më të mirë të financave vendore.
Kjo mbështetje u përgjigjet prioriteteve të qeverisë shqiptare, sidomos në lidhje me krijimin e një sistemi buxhetor të njëjtë për të gjithë institucionet publike, reduktimin e pagesave të prapambetura, dhe standardizimin e kontrolleve të brendshme. Duke forcuar menaxhimin e të ardhurave vendore, bashkitë mund të rrisin burimet e tyre të të ardhurave.
Financimi për projektin vjen nga Sekretariati Shtetëror i Zvicrës për Çështjet Ekonomike SECO dhe zbatohet nga Universiteti i Lucernës dhe GFA Consulting Group.
E-Diaspora
-
Vjenë
Një jetë kushtuar violinës Valbona Naku, violiniste profesioniste me famë botërore...
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor