Lajme
Gjermania fut kontrollet e kufijve zyrtarisht nga 16 shtatori
Nga dita e hënë, me 16 shtator, Gjermania do të kontrollojë kufijtë e jashtëm me të gjitha vendet fqinje. Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser, tha se kontrollet janë të përkohshme, por të domosdoshme, për shkak të “migrimit ilegal”. Ky vendim erdhi pas sulmit të dyshuar terrorist islamik me thikë në Solingen dhe disa sulmeve të tjera. Ministrja tha se kontrollet do të kufizojnë migrimin dhe “të mbrojnë kundër rreziqeve akute që vijnë nga terrorizmi islamik dhe krimi i rëndë”.
Zona Shengen në parim mundëson lëvizjen e lirë, por në raste të caktuara shtetet anëtare lejohen të vendosin kontrolle kufitare, nëse besojnë se ekziston një kërcënim për rendin publik ose sigurinë e brendshme. Kontrollet që hyjnë në fuqi nga e hëna, 16 shtator, janë të përkohshme, por do të prekin të gjithë udhëtarët që hyjnë ose dalin nga Gjermania në rrugë tokësore, ajrore apo detare, që do të thotë se kontrollet do të shtohen në të gjitha pikëkalimet kufitare. Kjo do të thotë se ndonjëherë mund të ketë edhe pritje në kalimet kufitare si në rrugë, ashtu edhe në hekurudha, e kontrolle më të forta do të ketë edhe në aeroporte. Për ata që nuk e dinë, të them se Gjermania kufizohet me Austrinë, Belgjikën, Republikën Çeke, Danimarkën, Francën, Luksemburgun, Holandën, Poloninë dhe Zvicrën, pra të gjithë udhëtarët që vijnë nga këto vende në Gjermani mund të kontrollohen.
Qeveria gjermane ka planifikuar që këto kontrolle të aplikohen gjashtë muaj, por ato mund të zgjaten, varësisht nga nevoja.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha