Kosova
Në Hanau, hapet shkolla për mësim plotësues në gjuhën shqipe
Ftohen prindërit shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë t'i regjistrojnë fëmijët e tyre

Nga sot, Otto Hahn Schule në qytetin Hanau do të ofrojë mësim plotësues në gjuhën shqipe, shkruan albinfo.ch.
Në ceremoninë e hapjes, të organizuar nga Këshilli inicues i shkollës shqipe në kuadër të këtij qyteti, të kryesuar nga znj. Kenada Avdiji, ishin të pranishëm përfaqësues institucionesh, prindër të nxënësve, veprimtarë dhe intelektualë nga diaspora shqiptare si dhe një numër i madh i bashkatdhetarëve.
Përkrahja e lartë për hapjen e kësaj shkolle nga ana e institucioneve vendore u dëshmua me prezencën e Kryetarit të Qytetit Hanau, Dr. Maximilian Bieri, drejtoreshës së shkollës, znj. Susan Stein dhe kryetarit të Këshillit për Komunitete, z.Ajdin Talic.
Në këtë ngjarje mori pjesë Konsulli i Përgjithshëm, Gëzim Gashi, i cili dhuroi librat si dhe i ofroi mbështetje në drejtim të sensibilizimit të prindërve për regjistrim të femijëve të tyre në shkolla.
Mësimi do të zhvillohet në dy klasë, ndërsa në ambientet e kësaj shkolle mbretëron një atmosferë miqësore.
Ftohen prindërit shqiptarë që jetojnë në këtë pjesë t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në këtë shkollë.
Adresa e shkollës:
Kastanienallee 69
63454 Hanau
E-Diaspora
-
Mira Murati me hapin e radhës në krijimin e “Thinking Machines Lab” Shqiptarja në prag të një revolucioni të ri në intelegjencën artificiale...
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë
-
Erdhi për pushime nga Austria, humb jetën i riu shqiptar në një aksident
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
Jeta në Zvicër
-
Të qenit i pasur në Zvicër: Një bekim apo një mallkim? Zvicra është ndër vendet më të pasura në botë. Megjithatë, pasuria shpërndahet shumë në mënyrë të...
-
“Do të rritet presioni mbi Zvicrën për të investuar më shumë në mbrojtje”
-
Cilat janë çështjet për të cilat kantonet zvicerane do të votojnë në maj?
-
Tetë rregullat që duhet të ndiqni në fshatrat zvicerane
-
Zvicra në vendin e 13-të: Këto kompani ajrore kanë më shumë vonesa