Lajme
Ftohen bashkatdhetarët për regjistrimin e fëmijëve në “Shkollën Shqipe” në Landin e Bavarisë
LAPSH njofton se nga 16 shtatori do të fillojë mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2024/25
Regjistrimet tashmë kanë filluar në Gjermani për nisjen e mësimit plotësues në gjuhën shqipe, shkruan albinfo.ch.
“Të dashur bashkatdhetarë në Landin e Bavarisë, ju njoftojmë se LAPSH-i do të fillojë mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2024/25 nga 16.09.2024, në 36 vende të ndryshme, me 36 mësimdhënës/e”, thuhet në njoftim.
Programi ynë bazë, me 4 lëndët mësimore: Gjuhë Shqipe; Gjeografi; Histori dhe Muzikë/Art, ndërton themelet e dashurisë për të mësuar për atdheun në gjuhën shqipe. Përmes mësimeve interaktive, aktiviteteve të bazuara në lojë dhe përvojave praktike, ne kultivojmë të folurit shqip, kuriozitetin, mendimin kritik, dashurinë ndaj atdheut. Mësimdhënësit tanë të përkushtuar të krijojnë një hapësirë të sigurt dhe gjithëpërfshirëse, ku potenciali unik i secilit fëmijë vlerësohet.
Andaj, ju presim me plot dashuri në LAPSH!
Për regjistrime dhe informacione të tjera, na kontaktoni:
Tel. +49 173 9628571
E-Mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu Më 10 dhjetor 2024, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë...
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor