Lajme
Gruaja e Macronit fiton gjyqin – ja sa do të paguajnë gratë që thanë se është transgjinore
Një gjykatë në Paris ka dënuar për shpifje dy gra pasi shpërndanë disa lajme të rreme se Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron është transgjinore.
Amandine Roy dhe Natacha Rey do të duhet të paguajnë rreth 8 mijë euro si dëmshpërblim për gruan e presidentit Emmanuel Macro, dhe 5 mijë euro për vëllain e saj, Jean-Michel Trogneux, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Gratë kishin postuar një video në YouTube në dhjetor 2021 duke pretenduar se gruaja e presidentit francez kishte qenë dikur një burrë i quajtur Jean-Michel, një e pavërtetë që u bë virale vetëm disa javë para zgjedhjeve presidenciale të 2022 dhe bëri që Macron të paraqiste një ankesë për shpifje.
Postimet e përhapura në mediat sociale pretendonin se zonja e parë, dikur Brigitte Trogneux, nuk kishte ekzistuar kurrë dhe se vëllai i saj Jean-Michel kishte ndryshuar gjininë dhe kishte marrë atë identitet./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha