Kosova
Kurti për ngritjen e aktakuzës për Banjskën: Më mirë vonë se kurrë!
Një ditë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj 45 të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë, ka reaguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se një gjë e tillë mund të ishte bërë më herët.
“Megjithatë, më mirë vonë se kurrë”, u shpreh ai, ndërsa komente të ngjashme pati më herët edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, përcjell Albinfo.ch.
“Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritët shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli, “më mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës, sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës”, tha ai.
Teksa vlerësoi kohën e shpejtë të ngritjes së aktakuzës, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i tha REL-se se për publikun ishte shumë e rëndësishme të dihej nëse ajo kishte të bënte me vepra që lidheshin me agresionin shtetëror ndaj Republikës së Kosovës, apo vetëm me aktivitetin e një grupi kriminal.
Autoritetet e Kosovës e cilësuan si terrorist sulmin e vitit të kaluar në këtë fshat në veri të vendit, kur humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku. Ato bënë përgjegjëse Serbinë për organizimin e tij, por Beogradi mohoi cdo përgjegjësi./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut