Kosova
Osmani për median polake: Duhet të forcojmë mbrojtjen shkaku i Serbisë
Rusia dëshiron të “hapë një front të ri kundër Perëndimit” duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor, ka thënë presidentja Vjosa Osmani në një intervistë për median polake, TVP World.
Osmani tha gjithashtu se e ardhmja e rajonit është në Bashkimin Evropian.
“Rusia dhe Putini duan të hapin një front të ri kundër Perëndimit, duke destabilizuar Ballkanin Perëndimor”.
“Dhe, për këtë arsye, është thelbësore që Kosova të punojë krah për krah me aleatët, me partnerët nga bota demokratike, për t’u siguruar që ne të ndalojmë këto nisma destabilizuese nga Serbia, të ndihmuara dhe të nxitura nga Rusia, dhe në të njëjtën kohë të forcojmë mbrojtjen tonë në mënyrë që kur Serbia ka qëllime për të na kthyer të gjithëve në të kaluarën, ne mund të vetëmbrohemi dhe të vazhdojmë të kontribuojmë për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë e më gjerë”, tha presidentja.
Komentet e saj pasqyrojnë shqetësimet se Rusia mund të përpiqet të shfrytëzojë lidhjet e saj të forta ekonomike, kulturore dhe historike me Serbinë për të ushtruar ndikim në një rajon që është ende në një gjendje fluksi.
“Unë besoj se ka shpresë për një Ballkan Perëndimor që përfundimisht të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n”.
“Por, parakushti për të arritur rezultate të tilla, është trajtimi i Serbisë për atë që është […] një shtet satelit i Rusisë, i cili vetëm sa po rrit bashkëpunimin ushtarak, ekonomik dhe politik me Rusinë”, tha ajo.
Osmani ia atribuoi tensionet mes Serbisë dhe Kosovës politikave të Beogradit ndaj republikës.
“Nuk është se Kosova dhe Serbia po kontribuojnë në tensione”.
“Ka një vend që është Serbia që është kthyer në shtetin më të fortë të Putinit në Evropë. Dhe, pastaj është Kosova dhe vendet e tjera të rajonit që janë vazhdimisht viktima të akteve të agresionit nga Serbia”, u shpreh presidentja Osmani në këtë intervistë.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut