Kosova
67.1 milionë shikues ndoqën debatin Harris-Trump
Mësohet se 67.1 milionë njerëz ndoqën debatin presidencial midis demokrates Kamala Harris dhe republikanit Donald Trump, një rritje e theksuar e shikueshmërisë nga debati i qershorit që përfundimisht çoi në tërheqjen nga gara të Presidentit Joe Biden, përcjell albinfo.ch.
Debati u zhvillua nën kujdesin e kanalit televiziv ABC News, por u transmetua nga 17 rrjete të ndryshme, sipas kompanisë Nielsen. Debati i qershorit mes Presidentit Biden dhe kandidatit Trump u ndoq nga 51.3 milionë shikues.
Audienca e së martës është larg shifrës rekord prej 84 milionë shikuesish, në vitin 2016, gjatë debatit të parë presidencial ndërmjet demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump. Në vitin 2020, debati i parë mes Presidentit Trump dhe kandidatit demokrat për president, Joe Biden, tërhoqi 73.1 milionë njerëz.
Sipas mendimit të analistëve, zonja Harris duket se fitoi më shumë pikë në debatin e parë me rivalin Trump. Ish presidenti dhe mbështetësit e tij kanë shprehur kritika të ashpra ndaj dy moderatorëve të debatit, David Muir dhe Linsey Davis. Dy gazetarët e rrjetit ABC korrigjuan katër herë deklaratat e zotit Trump.
Aktualisht nuk janë planifikuar debate të tjera mes dy kandidatëve presidencialë, megjithëse ka pasur zëra dhe rrjeti “Fox News Channel” ka ofruar publikisht alternativa. Kanali CBS do të organizojë një debat mes kandidatëve për postin e nënpresidentit, ku demokrati Tim Walz do të përballet me republikanin JD Vance.
E-Diaspora
-
Sylë Mujaj, ekspozitë në Paradiso (Lugano): Arti që kalon kufijtë kombëtarë Pjesëmarrësit, duke përfshirë autoritetet e Kosovës dhe Zvicrës, vlerësuan nivelin e lartë të ekspozitës dhe rëndësinë...
-
Libri mbi Luftën e Kosovës, në Panairin e Librit në Frankfurt 2024
-
Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” organizoi mbrëmje humanitare për Festivalin e Aftësisë së Kufizuar
-
Shqiptarja, gjyqtarja kryesore në ndeshjen e femrave mes Sporting CP-Real Madrid në UEFA
-
Në Offenbach, hapet shkolla e dytë për mësim plotësues në gjuhën shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjithçka që ndryshon në Zvicër gjatë tetorit Ligji i ri për vendbanimet dytësore dhe primet më të larta të sigurimit shëndetësor janë ndër...
-
Zvicër: Rriten kërkesa për shtëpi për një familje
-
Protesta simbolike e mjekëve të Gjenevës, pse ndodhi
-
Për herë të parë, Zvicra ka zyrtarisht nëntë milionë banorë
-
Leja e zgjatur prindërore në Gjenevës është pezulluar nga Parlamenti