Lajme
Qyteti ndër më të bukurit në Evropë, por nuk vizitohet nga askush, ja pse
Nëse jeni duke kërkuar për një destinacion jo shumë të njohur, por të mahnitshëm, me arkitekturë të bukur, çmime të ulëta, ushqim të mirë dhe një grusht gjërash për të parë, ky vend është me të vërtetë perfekt, përcjell albinfo.ch.
Wrocław ka deri në 12 lumenj, 21 ishuj dhe më shumë se 300 ura, dhe për shkak të klimës së këndshme dhe çmimeve miqësore, është një nga qytetet e preferuara për të jetuar në Poloni, nëse jo më gjerë.
Qyteti i vjetër është një nga më të bukurit në Evropë dhe ka ndërtesa të bukura, katedrale dhe pamje të mrekullueshme.
Ndërsa ecni nëpër qytet, mund të shihni edhe qindra banorë të pazakontë, skulptura xhuxhësh që ju kujtojnë disa kohë të kaluara.
“Xhuxhët na bënë të qeshnim në ato kohë të vështira dhe kjo ishte e gjithë ideja: të tregonim absurditetin e situatës dhe të inkurajonim njerëzit që të mos kenë frikë”, tha gazetari polak, Arkadius Forster, për BBC.
Gjegjësisht, rreth tridhjetë statuja u ngritën në fillim të viteve 2000, dhe gjithçka filloi me një si monument të Alternativës Portokalli.
Një nga vendet që duhet parë është tregu i qytetit, ku mund të ndjeni frymën e qytetit, si dhe të provoni disa specialitete lokale, madje edhe të mësoni pak polonisht.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa