Kosova
Kosova përkujton 11 shtatorin
Sulmi i 11 shtatorit, ngjarje që tronditi botën
Në 23-vjetorin e sulmeve terroriste ndaj Kullave Binjaku në SHBA, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova qëndron fuqishëm në aleancë me miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë të mërkurën se solidarizohet me familjet e viktimave, që në mesin e të vrarëve ishin edhe tre shqiptarë.
“Kujtimi ynë shkon për viktimat e solidariteti me familjet që i kanë humbur më të dashurit dhe gjithashtu bashkëpunimi me qeveritë demokratike anembanë botës, të prira nga Shtetet e Bashkuara. Para 23 vjetëve, 2977 qytetarë të SHBA-së, 403 zjarrfikës e policë, duke provuar t’i shpëtonin ata, ranë heroikisht dhe shënuan një datë që sot paraqet edhe një epokë të re që prej atëherë. Terrorizmi duhet luftuar nga të gjithë…Në mesin e atyre që u vranë ishin edhe tre bashkatdhetarë që i kujtojmë. Familjet Camaj, Dedvukaj e Gjonbalaj. Kosova qëndron pranë SHBA-së në këtë ditë përkujtimi”, ka thënë Kurti.
Osmani: Kosova qëndron me popullin amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron me popullin amerikan në 23-vjetorin e sulmeve terroriste në Kullat Binjake.
Osmani ka shkruar në Facebook se tmerri dhe humbja e rreth 3000 personave në këtë sulm “kujton brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë”
“Sot shënohet 23-vjetori i sulmeve tragjike të 11 shtatorit 2001, ditë, e cila ndryshoi përgjithmonë rrjedhën e historisë dhe la gjurmë të pashlyeshme në zemrat e familjeve të viktimave dhe gjithë botës demokratike. Tmerri dhe humbja e pakuptimtë e afër 3000 jetëve na kujtojnë brishtësinë e paqes dhe dhimbjen e thellë, të cilën e ka shkaktuar ky akt terrorist. Imazhet, pikëllimi dhe ankthi mbeten të gdhendura në kujtesën tonë kolektive. Në këtë ditë ne gjejmë forcën në unitet, duke qëndruar përkrah popullit amerikan, si gjithmonë, në mbrojtje të paqes, drejtësisë dhe një të ardhmeje më të mirë!”, ka deklaruar ajo.
Haradinaj: Miqësia me SHBA-në s’mund të prishet nga askush
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar sulmet e 11 shtatorit të 2001-s në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke thënë se edhe në këtë 23 vjetor “jemi pranë miqve amerikanë”.
Haradinaj ka shkruar në Facebook të mërkurën se miqësia me SHBA-në s’mund të prishet nga askush dhe do të qëndrojë e palëkundur gjithmonë.
“11 Shtatori i vitit 2001, ndryshoi përgjithmonë kursin e globit. Në 23 vjetorin e 9/11, ashtu si çdo ditë, jemi pranë miqve amerikanë, pranë botës demokratike, duke kujtuar me respekt viktimat e asaj dite. Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush, do të qëndrojë gjithmonë e palëkundur. Në rresht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut