Kosova
“Munishi AG” në Zvicër: histori suksesi e biznesit familjar që ruan lidhjet me Kosovën
Ambasadori i Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi është ndalur të hënën edhe në Wil, në ndërmarrjen “Munishi AG”, të njohur në pjesën lindore të Zvicrës.
Ata janë pritur nga vëllezërit Munishi: Gjergji, Franklini dhe Nikolla. Në showroom-i modern të Munishi AG, në qytetin e vjetër të Wil-it, mysafiri është njohur me veprimtarinë e biznesit familjar Munishi AG.
Franklin Munishi ka thënë “Munishi AG” është shndërruar në një brend për kuzhina dhe produktet nga druri, ndërsa së fundi kanë depërtuar fuqishëm edhe në tregun e ndërimeve dhe patundhsmërive.
Ai është shprehur se ndihmesë për gjithë këtë rritje të biznesit Munishi është edhe bashkëpunimi me prodhuesit kosovarë të drurit.
Ambasadori nga Kosova duke I përgëzuar ndërmarrësit për suksesin e tyre tha se industria e drurit Kosovë, jo rastësisht po tregon suksese viteve të fundit, duke u bërë faktor me rëndësi në eksportet kosovare në perëndim dhe sidomos në Zvicër.
Përpunimi i drurit paraqet njërin nga sektorët më të përhapur të bizneseve dhe zë vend nga më të rëndësishmit në pasqyrën e përgjithshme dhe historisë ekonomike të Kosovë.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025