Lajme
Akademi përkujtimore për Dr. Sami Dalipin
Akademia mbahet të shtunën, më 14 shtator, nga ora 19.00, në Hotel Bären Langenthal
Dr. Sami Dalipi është një emër i përveçëm, me shumë vlera, në mesin e mjekëve shqiptarë në Zvicër. Tre muaj pas ndarjes së tij nga jeta, Lidhja Shqiptare në Botë dhe Lidhja e Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës përkujtojnë mikun dhe profesionistin e çmuar, duke organizuar një akademi përkujtimore kushtuar atij, në Langenthal, Bernë.
Dr. Sami Dalipi ka lënë pas një karrierë të pasur prej mjeku, specialist i shquar i psikiatrisë, ndër të parët shqiptarë në Zvicër me këtë specializim. Ai ka themeluar dhe drejtuar për shumë vjet ordinancën e tij të psikiatrisë në Sursee të Lucernit.
Akademia mbahet të shtunën, më 14 shtator, me fillim në orën 19.00, në Hotel Bären Langenthal.
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Shtator 2024
- Ora19:00
- LokacioniHotel Bären Langenthal
- Data e përfundimit14 Shtator 2024 - 21:00
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025