Kosova
Kurti: Falë skemës qeveritare, punësohen 363 qytetarë të komunave veriore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nga data 30 gusht janë punësuar 363 persona në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai ka njoftuar se ka ende 428 vende të lira pune, të cilat mbështeten nga skema e Qeverisë së Kosovës.
“Shtatë muaj nga fillimi i skemës, deri më 30 gusht në katër komunat në veri kemi ndërmjetësuar dhe mbështetur punësimin e 263 personave, ndërkaq të deklaruara janë edhe 428 vende të lira të punës”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Kurti, ndër të tjera, ka shkruar se skema e masës 1.8 “Qeveria për Familjet” u prezantua për herë të parë në korrik të vitit 2022, me një fond prej 10 milionë eurosh.
“Ndërkohë në muajin shkurt të këtij viti, përmes kësaj skeme, u lansua dhe masa e posaçme për përkrahjen e punësimit për qytetarët tanë në katër komunat në veri. Subvencionimi u caktua në nivelin 70% të pagës bruto për gjashtë muajt e parë deri në shumën 350 eurosh, e atë për 2000 vende pune”, ka shkruar ai.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut